2009-07-22 19:29:53

Në Iran opozita sfidon Ahmedinexhadin


(22.7.2009 RV)Policia e milicët sulmojnë manifestuesit në Teheran e arrestojnë me dhjetëra persona.Policia iraniane arreston së paku 20 vetë në protestat në Teheran. Në qendër të kryeqytetit iranian, forcat e sigurimit kanë shtypur me dhunë protestën më të fundit të opozitës. Policia dhe anëtarë të milicisë, besnikë të qeverisë, kanë goditur protestuesit me shkopinj gome për të shmangur grumbullimin e tyre. Me gjithë paralajmërimin e udhëheqësit shpirtëror të Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, disa qindra njerëz kanë protestuar përsëri kundër qeverisë. Ata donin të kujtonin vdekjen e dhunshme të një gruaje të re 27 vjeçare, e cila u vra para një muaji gjatë një proteste kundër zgjedhjes së Mahmut Ahmadinexhadit. Anëtari i Frontit Kombëtar të Iranit, Hamid Reza Kadem, ka pohuar se së paku 20 njerëz janë arrestuar gjatë këtyre përleshjeve. Njoftohet se protestuesit ishin mbledhur në sheshin qendror, Haft e Tir, pavarësisht ndalimit të qeverisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.