2009-07-21 15:27:39

Kardinali francez Vëngt-Trua: Enciklika “Caritas in veritate” nxit gjykimin moral


(21.07.2009 RV)“Një mesazh shprese për të gjithë njerëzit vullnetmirë”. Kështu e përshkruan kryipeshkvi i Parisit, kardinali André Vëngt-Trua enciklikën “Caritas in veritate”, gjatë një takimi në Kolezh dë Bernardë. Të pranishëm 500 vetë, ndër të cilët parlamentarë, ish-ministra, diplomatë, drejtorë ndërmarrjesh, përfaqësues të sindikatave e të shoqatave të ndryshme. Ndodhej madje aty edhe Mishel Kamdesus, ish-drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Duke theksuar nevojën që secili të impenjohet në jetën ekonomike dhe shoqërore, prelati shpjegoi se Papa nuk ofron një katalog me zgjidhje për krizën ekonomike dhe financiare, dhe as për pasojat e globalizimit, por nxit vlerësimin e gjykimin moral të gjendjes tek secili. Pavarësisht nga temat e shumta që bëjnë pjesë në të, Enciklika ka si bosht përgjegjësinë e përbashkët në veprimtarinë ekonomike e shoqërore dhe përbën një koment për ligjin themelor të doktrinës shoqërore të Kishës: kriteri i fundit e përfundimtar i projektit shoqëror është njeriu, i kuptuar sipas modeleve të propozuara nga feja e krishterë.







All the contents on this site are copyrighted ©.