2009-07-20 20:08:04

Hilari Klinton në Indi uron një angazhim më të madh: nga sfida e klimës tek luftimit i terrorizmit


(20.7.2009 RV)Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, shpreson të nënshkruajë një marrëveshje me Indinë, me të cilën do të hapej rruga për shitjen e armëve të sofistikuara amerikane në këtë vend. Me këtë marrëveshje, Uashingtoni do të mund të kontrollonte që armët e përdorura nga India të kenë qëllimin e caktuar dhe do të mund të parandalohej që teknologjia të mos përdoret nga vende të tjera. Klinton, mbajti sot një fjalim para studentëve të një Universiteti në Nju Delhi, ku tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. ‘ Është pjesë e misionit tim dhe e shtetit tonë që të bëjmë çdo gjë që mundemi për të mbështetur ata që ngrihen kudo kundër ekstremizmit’, tha Klinton.







All the contents on this site are copyrighted ©.