2009-07-20 20:01:37

EULEX-i bën përpjekje për të arritur marrëveshje me Beogradin


(20.7.2009 RV)Përfaqësues të EULEX-it thonë se po bëjnë përpjekje për të arritur marrëveshje me Beogradin zyrtar rreth çështjeve të interesit të përbashkët, përfshirë policinë, doganat dhe drejtësinë. Sipas tyre marrëveshjet kanë të bëjnë me shkëmbimin e informatave, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për një numër çështjesh. Një zëdhënës i EULEX it, Kristof Lamfalusi, tha për agjenci lajmesh se autoritetet në Prishtinë janë të njoftuara me përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve me Beogradin dhe nuk e mohoi faktin se po misioni evropian po luan një rol të ndërmjetësit mes dy palëve. Ai tha se një delegacion i EULEX it do të qëndrojë brenda pak ditësh në Beograd për të vazhduar bisedimet rreth doganave, por edhe policisë e drejtësisë, për arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbim të informatave në këto fusha.







All the contents on this site are copyrighted ©.