40 vjet më parë njeriu shkelte në Hënë. Fjalët e Palit VI
(20.07.2009 RV)Bekimi i Palit VI,
40 vjet më parë, shoqëronte zbritjen në Hënë të tre astronautëve amerikanë: Neil Armstrong,
(Nil Armstrong); Edwin Aldrin (Edvin Olldrin) e Michael Collins (Majkëll Kollins),
në bord të anijes kozmike Apollo 11. “Gloria a Dio! E onore a voi uomini
artefici della grande impresa spaziale!”. “Lavdi Zotit! E nderim
ju njerëz, autorë të sipërmarrjes së madhe kozmike”. Me gëzim e kënaqësi
Pali VI përshëndeste këtë aventurë të jashtëzakonshme, që i krijonte globit tokësor
mundësinë të mos shikohej më si kufi i pakapërcyeshëm i jetës njerëzore, por si prag
nga i cili do të mund të nisej drejt hapësirave të pakufishme e fateve të reja. Papa
fliste prej Kastel Gandolfos, ku e kishte ndjekur, jo pa ankth, në televizon, këtë
ngjarje, një nga më të mëdhatë në historinë e njerëzimit: “Nder e lavdi të
gjithë atyre, që e bënë të mundur këtë fluturim tejet të guximshëm! Nderim ju të gjithëve,
që u impenjuat në mënyra të ndryshme. Nderim ju, që, të ulur pranë aparateve tuaja
të mrekullueshme, i drejtoni, që i tregoni botës veprën e orën, e cila zgjëron në
thellësitë qiellore sundimin e urtë e guximtar të njeriut”. Pastaj fjalët
e drejtpërdrejta ‘protagonsitëve të ekspeditës: “Honour, greetings and blessings
to You, conquerors of the Moon… Nderim, përshëndetje e bekime ju,
ngadhënjyes në Hënë, dritë e zbehtë, mbi netët tona e mbi ëndrrat tona: çojani, me
praninë tuaj, zërin e Shpirtit Shenjt, himnin e Hyjit, krijuesit tonë e Atit tonë”. Në
se Krishti është zanafilla e fundi i Kozmosit “Nuk kemi frikë – reflektonte Pali VI
të nesërmen e sipërmarrjes ‘tejet të guximshme’ – se feja jonë nuk di t’i kuptojë
zbulimet e fitoret, që arrin njeriu në gjithësi e se ne, ndjekësit e Krishtit, jemi
të përjashtuar nga kundrimi i tokës e i qiellit e nga gëzimi i zbulimit të tyre progresiv
e të mrekullueshëm. Në se do të jemi me Krishtin, do të jemi në udhë, do të jemi në
jetë, do të jemi në dritë të vërtetë!”. Pastaj - kujtonte Pali VI – nevoja për
Zotin është e skalitur në natyrën njerëzore e, sa më shumë të përparojë, aq më shumë
e ndjen, deri në tronditje, deri në një farë përvoje dramatike, nevojën për Zotin.
Prandaj - shtonte Papa Montini – feja katolike jo vetëm nuk trembet nga një ballafaqim
i tillë i fuqishëm i doktrinës së saj të përvujtë me pasuritë e mrekullueshme të mendimit
shkencor modern, por e dëshiron këtë. E dëshiron, sepse e vërteta, ndonëse ka kategori
të ndryshme e mbështet në prova të ndryshme, është në harmoni me vetveten, është unike:
sepse është reciprok përfitimi, që mund të ketë feja nga kërkimi shkencor e nga studimi
i çdo fushe që njihet deri më sot.