2009-07-18 13:24:04

Ndërmjet emërimeve të shumta papnore, Karlo Maria Viganò është sekretari i ri i përgjithshëm i Governatoratit të Vatikanit


(18.07.2009 RV)Të enjten e kaluar Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, botoi një listë të gjatë emërimesh të reja papnore.
Në krye të saj, emri i sekretarit të ri të përgjithshëm të Governatoratit të Qytet –Shtetit të Vatikanit, nuncit Karlo Maria Viganò, deri tani delegat i Përfaqësive Papnore. Zë vendin e imzot Renato Bokardos, ish-organizues i shtegtimeve apostolike të Papës e i Ditëve Botërore të Rinisë, i cili bëhet kryeipeshkëv i Spoleto – Norçias.
Vijnë, pastaj, një sërë lëvizjesh brenda e jashtë Italisë, sidomos në fushën diplomatike, me ndërrimin e nuncave në Liban, në Greqi e në Burundi.







All the contents on this site are copyrighted ©.