2009-07-18 13:23:42

Filloi në Pulie turneu i operetës “Mos kini frikë. Gjon Pali II, i Madhi”.


(18.07.2009 RV)14 skena, dy orë muzikë e 50 të rinj, që punuan për ta realizuar. Shifrat e Operetës “Mos kini frikë! Gjon Pali II, i Madhi” flasin vetë për përvojën e të rinjve të grupit teatral ‘Shën Françesku i Asizit”, lindur në shkurt të vitit 2002 nga famullitë e Shën Andout Abat e të Shën Marisë së Bukës, pranë Leçes. Ka për qëllim t’i afrojë pranë Kishës breznitë e reja e anasjelltas. Nuk ishte e lehtë të realizohej, sepse tekstet e Gjon Palit II, që u shfrytëzuan për ta hartuar, kishin një thellësi të jashtëzakonshme. E më në fund jo vetëm që u realizua, por u kthye edhe në udhë feje për kompozitorët, aktorët e valltarët e rinj, të cilët me artin e tyre shpresojnë t’i hapin të njëjtën rrugë edhe atyre, që po e ndjekin shfaqjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.