2009-07-17 14:15:34

Papa: përfundoi operacioni për reduktimin e frakturës së kyçit të dorës së djathtë


(17.07.2009 RV)Përfundoi ndërhyrja e vogël kirugjike mbi kyçin e dorës së djathtë të Papës Benedikti XVI, e cila kishte për qëllim reduktimin e frakturës. Kujtojmë se gjatë natës së djeshme, Ati i Shenjtë u rrëzua në banjon e shtëpisë ku po pushon në Lë Kombë të Vale d’Aostës. Analizat e përgjithshme, që i janë bërë Papës, kanë dalë mirë, prandaj pritet që Benedikti XVI të kthehet në shtëpinë e Lë Kombë brenda ditës së sotme. Do t’i duhet ta mbajë dorën në allçi për disa ditë, për të vazhduar më pas me rehabilitimin e kyçit. Papa u operua nga primari i ortopedisë, dr. Manuel Mançini.








All the contents on this site are copyrighted ©.