(16.7.2009 RV)Lutje e Shën Agostinit: "O Zot më mëso të dua!" O Zot,
unë s’di të lutem, askush s’më ka mësuar. E as tashti s’ e di çfarë
duhet të të them, Ty, që s’e di a je a s’je? A je kund, o Zot? Në se je,
pse s’të shoh? A por është e tepërt kjo që po të kërkoj! Majat e deti e
lulet gjithësia mbarë më flet për Ty, e prapë nuk mund të të shoh, të të
zbuloj nuk mund. Më thonë se dashuria është provë e qenies sate. E ndoshta
prandaj, deri më sot s’të kam parë e as të kam takuar. Kurrë nuk më deshën
aq shumë sa unë ta ndjej praninë tënde! O Zoti im, bëj ta takoj dashurinë që
më prin drejt Teje, një dashuri të sinqertë, ngrohtësi pa interes, të fortë,
besnike, bujare, një dashuri-shëmbëllim, me Ty, o Zoti im!