2009-07-16 16:38:42

Revista “Familia et vita” ia kushton numrin e saj të fundit takimit botëror të familjeve (14-18 janar 2009).


(16.07.2009 RV)Këshilli Papnor për Familjen ia kushtoi numrin e fundit të posaçëm të revistës “Familia et Vita” takimit botëror të familjeve që u mbajt nga 14-18 janar 2009 në Qytetin e Meksikos.
Takimi i zhvilluar në Qytetin e Meksikos – lexohet në editorialin e revistës – “do ta shenjojë padyshim të ardhmen e familjes, e cila është e thirrur nga Benedikti XVI për të formuar pjesëtarët e saj me vlerat njerëzore dhe të krishtera”. Revista hapet me fjalën e Papës në Valencia në 2006 dhe ka shumë fjalime të Atit të Shenjtë. Më pas vijnë ato të Kardinalit Tarçizio Bertone, legat papnor në Qytetin e Meksikos. Po ashtu janë ribotuar edhe kumtesat mbajtur gjatë ditëve të kongresit të cilat përqëndrohen tek tema të ndryshme, ndër të cilat vlerat sipas Biblës dhe vokacioni edukativ i familjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.