2009-07-16 16:41:38

India dhe Pakistani do të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit.


(16.7.2009 RV)Dy vendet kufitare India dhe Pakistani, dikur një shtet i vetëm, do të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit. Rezultati i rëndësishëm u arrit gjatë negociatave që u zhvilluan në takimin e lartë të vendeve të paangazhuara në Sharm El Sheik. Ndërkaq në Pakistan situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në brendësi të vendit ku grupe terroriste afër Al Kaedës vranë një funksionar të Kombeve të Bashkuara.
Për të kuptuar diçka më shumë në lidhje me zhvillimet e fundit në vend në mikrofonin e radios sonë flet Loreta Napoleone, ekonomiste dhe eksperte e terrorizmit ndërkombëtar:

Përgjigje: Pakistani është kthyer tashmë një vend që gjendet në vijë të parë në luftën kundër terrorizmit, kundër të talebanëve dhe kundër Al-Kaedës. Ekziston vullneti për ta zgjidhur përfundimisht situatën, por për fat të keq në Pakistan dyshojnë – duke parë rezultatet e deritanishme – se mos ky është një objektiv i paarritshëm tashpërtash. Është e kuptueshme atëherë se pse autoritetet e Pakistanit kërkojnë një pjesëmarrje më të gjerë qoftë të amerikanëve, qoftë të forcave të tjera të Aleancës Atlantike.







All the contents on this site are copyrighted ©.