2009-07-16 17:17:23

Gjenden dy "kuti të zeza" të aeroplanit të rrëzuar në Iran.


(16.7.2009 RV)Gjenden dy "kuti të zeza" të aeroplanit të rrëzuar në Iran. Janë gjetur dy "kuti të zeza" nga mbeturinat e aroplanit, i cili u rrëzua dje në veriperëndim të Iranit duke shkaktuar 168 të vdekur. "Kutitë e zeza" thuhet se janë dëmtuar, por hetuesit po përpiqen të nxjerrin informata nga to. Shkaku i rrëzimit të aeroplanit ende nuk është zbuluar. Aeroplani i kompanisë ajrore "Kaspijen Erlajns" po fluturonte nga Teherani në drejtim të Jerevanit të Armenisë, kur u rrëzua në afërsi të qytetit Qazvin.







All the contents on this site are copyrighted ©.