2009-07-15 18:20:01

Komisioni Evropian rekomandon heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë


(15.7.2009 RV)Komisioni Evropian rekomandoi heqje të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga 1 janari i viti 2010. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel zëvendëskryetari dhe ministër i Drejtësisë, Zhak Baro dhe komisioneri evropian për zgjerim Oli Ren u shprehën të kënaqur për heqjen e vizave afat shkurtë për qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. "Ky është një moment historik në marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Liberalizimi i vizave do të kontribuojë për marrëdhënie më të afërta dhe të shpeshta të shtetasve të këtyre tri vendeve me shtetet nga zona e shengenit", deklaroi Baro. Ai theksoi se Maqedonia, në pajtueshmëri me vlerësimet nga ekspertët e Komisionit Evropian, ka arritur rezultate më të mira në përmbushjen e kritereve. Komisari evropian Ren deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme për vendet nga Ballkani Perëndimor, por edhe për Evropën. Ai shfaqi bindje se rekomandimi për heqjen e regjimit të vizave do të konfirmohet edhe nga Këshilli i ministrave i vendosur prej se do të kalojë edhe në Parlamentin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.