2009-07-14 17:28:31

Polaku Buzek zgjidhet në presidencën e Parlamentit të ri Evropian. Sot në Strasburg u mbajt seanca e parë.


(14.7.2009 RV)U mblodhë sot në Strasburg Parlamenti i ri Evropian, i zgjedhur në qershorin e kaluar nga qytetarët e 27 Shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Akti i parë i asamblesë evropiane ishte emërimi i kryetarit të Parlamentit, post në të cilin u zgjodh, eurodeputeti polak 69 vjeçar, Jerzy Buzek. E sot para dite u bë dorëzimi i presidencës së Parlamentit evropian ndërmjet gjermanit Hans Gert Poettering e polakut Jerzy Buzek.
Ish kryeministri i qeverisë së Varshavës, Buzek është zgjedhur me votimin e parë, duke marrë shumicën absolute të votave: 555 nga 713 votues në seancën e parë të Parlamentit të ri Evropian.
Kjo zgjedhje përfaqëson e është një sinjal i rëndësishëm edhe për të gjitha Vendet tjera të Evropës qendrore-lindore - tha Buzek në fjalimin e tij të parë - po kështu është edhe një nderim për qytetarët tanë që nuk i janë nënshtruar regjimit armiqësor. Tani - nënvizoi - të mendojmë për Evropën e përbashkët”. Buzek pastaj përkujtoi sindikatën Solidarnoshç, në të cilin bënte pjesë, që para 20 vjetësh e fitoi betejën për Poloninë e lirë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e të punëtorëve. Së fundi, presidenti i ri i posa zgjedhur kujtoi rolin e ndihmën që dha për Evropën Papa Gjon Pali II.
Me këtë zgjedhje, asambleja evropiane ka përuruar legjislaturën vendimtare për përcaktimin dhe përforcimin e institucioneve të Bashkësisë Evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.