2009-07-14 16:50:03

Papa shpreh dhimbjen e tij të thellë për vrasjen e një ushtari italian në Afganistan.


(14.07.2009 RV)Papa Benedikti XVI shprehu dhimbjen e tij të thellë për ushtarin italian që u vra dhe tre të tjerët që u plagosën sot në paradite në Afganistan në një sulm më bombë. Të plagosurit që të gjithë të repartit të parashutistave Folgore, duket se nuk janë në rrezik për jetën.
Viktima, sipas lajmeve të Shtatmadhorisë së Mbrojtjes italiane është kaporal majori i repartit Folgore Alesandro de Lizio, me origjinë nga Kampobaso. Atentati ka ndodhur në rrugë nja 50 km në verilindje të qytetit Farah ndërsa autokolona e parashutistave ishte në udhëtim e sipër. Dhimbje dhe keqardhje për ngjarjen e hidhur shprehën edhe presidenti i republikës Italiane Napoletano dhe kryeministri Berluskoni.







All the contents on this site are copyrighted ©.