2009-07-14 16:50:18

Një tjetër meshtar spanjoll vritet në Kubë. Ishte rektori i seminarit marian të Regla-s.


(14.07.2009 RV)Një meshtar dioçezan spanjoll u vra në Kubë. Bëhet fjalë për Dom Mariano Arrojo Merino. Ishte 74 vjeç dhe gjindej në Havanë që prej 1997 dhe ishte rektori e famullitari i Shenjtnores së Zojës së Regla-s ku edhe ndodhi vrasja. Sipas zëdhënësit të Konferencës ipeshkvnore kubane në trupin e famullitarit kishte plagë të shkaktuara nga armë të ftohta si edhe shenja djegieje. Dom Arrojo të dielën kishte kremtuar meshën si zakonisht dhe pas pak ditësh do të nisej për pushime në Spanjë. Kryeipeshkvi i Havanës nënvizoi në një komunikatë se famullitari zhvillonte një aktivitet baritor shumë intensiv, dhe kishte karizëm të posaçme për besimin fetar të thjeshtë, të popullit dhe për sinkretizmin fetar.”
“Jemi të gjithë të tmerruar sepse ai ishte një person që e donin të gjithë.” - tha për ANSA Huana Ledo, një besimtare e famullisë.
Dom Arrojo është meshtari i dytë spanjoll që vritet brenda pesë muajsh pas vrasjes së Atë Eduardo de la Fuente Serrano, i cili u gjet i therur në një rrugë të Havanës.
Zëdhënësi i Komisionit kuban për të drejtat e njeriut dhe pajtimin kombëtar, Elizardo Sançez pohoi gjithnjë sipas ANSA-s se vrasjet e dy meshtarëve janë fakte shumë të rënda.







All the contents on this site are copyrighted ©.