2009-07-14 18:53:06

Kosova duhet të dorëzojë deklaratën e dytë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë


(14.7.2009 RV)Republika e Kosovës duhet të dorëzojë brenda kësaj jave në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë deklaratën e dytë të argumenteve për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Në një intervistë për median kosovare ministri i Jashtëm Skënder Hyseni bëri të ditur se deklarata e dytë do të përmbajë përafërsisht 150 faqe. “Ato do të përmbajnë kryesisht komente mbi deklaratat e para me shkrim që kanë bërë vendet e ndryshme në favor të Serbisë, që për fatin e mirë të Kosovës numri këtyre vendeve është i vogël", ka deklaruar ministri i Jashtëm, Skender Hyseni.
Hyseni nuk ka dhënë detaje, duke respektuar Kodin e Gjykatës Ndërkombëtare, që sugjeron, siç tha ai, "që mos të bëhet publike përmbajtja e deklaratave deri në fillimin e seancave dëgjimore që pritet të fillojnë më 1 dhjetor".
Dokumenti i Kosovës, deklarata e parë prej rreth 200 faqesh është dorëzuar në gjykatë para tre muajsh, më 17 prill.
Eksperti i njohur ligjor ndërkombëtar, Sir Michael Ëood nga Mbretëria e Bashkuar, është angazhuar nga institucionet e Kosovës për t’i prirë ekipit të ekspertëve ligjorë në mbrojtje të ligjshmërisë së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
(BalkanWeb)

EULEKS: U zhvarrosen mbetjet e 11 individëve, mes tyre 4 femije EULEX informon se në varrin masiv të zbuluar të enjten në një fshat afër Gjilanit në Kosovë janë zhvarrosur mbetjet e së paku 11 individëve. Viktimat dyshohet se janë nga lista e personave të pagjetur në Kosovës. Sipas policisë ndërkombëtare ndër mbetjet mortore ishin edhe ato të së paku katër fëmijëve. Mbetjet e trupave të pajetë, janë dërguar në selinë e Zyrës për të Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore të EULEKS-it, ku gjatë javës, pritet të kryhen procedurat e identifikimit dhe të autopsisë. (BalkanWeb)







All the contents on this site are copyrighted ©.