(13.7.09 RV)Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Il, ka një tumor në pankreas
e sipas disa specialistëve mund të jetojë jo më tepër se pesë vjet. Kështu ka njoftuar
një televizion jugkorean Ytn, duke cituar burimet e shërbimeve sekrete. Tumori është
diagnostikuar vitin e kaluar me rastin e iktusit cerebral që pati goditur Kim Jing
II -të. Një zëdhënës i ministrisë së Unifikimit të Seulit ka pohuar se qeveria e Koresë
së Jugut nuk ka asnjë lajmë mbi tumorin e Kim, i cili është dukë në publik i dobësuar,
me fytyre të hequr e me pak flokë. Ky pra është portreti i liderit të Koresë së Veriut,
Kim Jong II gjatë ceremonisë përkujtimore të babait te tij.