2009-07-11 18:37:27

Një javë me Benediktin XVI e me Selinë e Shenjtë.


(12.07.2009 RV)RealAudioMP3 Në audiencën e përgjithshme kushtuar Enciklikës së re “Caritas in Veritatem” Papa i ftoi besimtarët të luten për liderët e G8, duke theksuar se ekonomia e politika kanë nevojë për njerëz të ndershëm dhe me besimin se “Nga ky samit botëror mund të merren vendime e të lindin orientime të nevojshme për progresin e vërtetë të mbarë popujve, posaçërisht të atyre që janë më të varfër”.
Ndërkaq pati jehonë të gjërë thirrja e Atit të Shenjtë drejtuar pushtetarëve të botës, me urimin që të jepen më shumë ndihma për zhvillimin, pavarësisht nga kriza ekonomike si dhe të vlerësohet mbi gjithçka, njeriu. Thirrje, kjo, që shoqëria civile e bëri të veten.
Takimin e rangut të lartë në Akuila, Papa e kujtoi edhe në audiencën e përgjithshme, kushtuar temave shoqëroro-ekonomike, që trajtohen në Enciklikën e tij të tretë.
“Vetëm përmes dashurisë, të ndriçuar nga arsyeja e nga feja, mund të realizohen objektivat e zhvillimit, të pajisura me vlera humane e humanizuese”- është bindja e Papës. Pas audiencës, Benedikti XVI priti, në një nga mjediset pranë Sallës së Palit VI, disa nga bashkëshortet e liderëve politikë të G8, që në vijim, vizituan Kopshet e Vatikanit, duke kaluar nga Shpella e Lurdës dhe hynë, pastaj, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

 
Ndihma të reja Afrikës, për të luftuar kundër urisë, reduktim i ndotjes së mjedisit, bashkëpunim i ngushtë për arritjen e objektivave ndërkombëtare! Takimi i G8 i zgjëruar, që përfundoi të premten e kaluar në Akuila u përshëndet si sukses nga protagonistët e tij. Kënaqësi të veçantë shprehu kryeministri italian, Berluskoni, për ata që i quajti rezulate të rëndësishme. Para se të përfundonin punimet, Liderët e G8 zbuluan një pllakë në selinë e takimit, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit të prillit.

Papa takohet me lider të botës, pjesëmarrës në G8 e ambasadorë të rinj.
RealAudioMP3 Të enjten e kaluar Bendikti XVI priti në audiencë, kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd dhe presidentin e Repubikës së Koresë, Lee Myung-bak.

Gjatë bisedimeve të përzemërta me kryeministrin e Australisë, Kevin Rudd u kujtua shtegtimi i Atit të Shenjtë në Sidnei, në korrik të vitit 2008, për Ditën Botërore të Rinisë. Më pas u shkëmbyen mendime për situatën aktuale ndërkombëtare e rajonale, duke u ndalaur posaçërisht tek respektimi i lirisë fetare dhe mbrojtja e ambientit”.

Gjithnjë të enjten, Papa priti në audiencë në Vatikan Presidentin e Republikës së Koresë, Lee Myung-Bak. Në takim u prekën disa tema me interes të përbashkët, si pasojat e krizës botëror ekonomike, sidomos për Vendet më të varfra, dhe situata politike e sociale në gadishullin korean.

Problemet e mprehta të krizës ekonomike botërore dhe impenjimi i Japonisë e i Selisë Shenjte për Afrikën ishin në qëndër të vëmendjes në audiencën e Benediktit XVI me kryeministrin niponik, Taro Aso, për vizitë në Vatikan me bashkëshorten e grupin shoqërues.

Liria fetare, mbrojtja e jetës, promovimi i familjes e i solidaritetit, ishin argumentet kryesore, që preku Benedikti XVI në fjalimin drejtuar ambasadorit të Meksikës, Héktor Federiko Ling Altamirano, të cilin e priti të premten e kaluar në Vatikan për paraqitjen e Letrave kredenciale.







All the contents on this site are copyrighted ©.