2009-07-10 18:58:25

Presidenti i Kosovës, Sejdiu shtunën për vizitë në Maqedoni.


(10.7.2009 RV)Me ftesë të Presidentit të Maqedonisë, Ivanov, Presidenti i Republikës së Kosovës, Sejdiu do të udhëtojë të shtunën për vizitë në Republikën e Maqedonisë. Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në manifestimin ‘Vera e Ohrit’, që mbahet në qytetin e Ohrit. I pranishëm në manifestim do të jetë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Gjatë vizitës, Presidenti Sejdiu do të ketë edhe takime joformale me Presidentët Ivanov e Topi.







All the contents on this site are copyrighted ©.