2009-07-10 18:58:03

OKB: Ban Ki-Moon në Egjipt për takimin e Lëvizjes së vendeve të paangazhuara


(10.7.2009 RV)Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, do të marrë pjesë si vëzhgues në takimin e nivelit të lartë të Lëvizjes së vendeve të paangazhuara javën e ardhshme në Egjipt. Kështu njoftoi zëdhënësi i Ban, Farhan Haq. Më 15 korrikun e ardhshëm sekretari Ban Ki-Moon do të jetë në Sharme l Sheik, ku do të zhvillohen punimet e takimit të nivelit të lartë nga data 11 deri më 16 korrik. Lëvizja e Vendeve të paangazhuara bashkon mbi 100 Vende që nuk e njohin veten në qëndrimet e fuqive perëndimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.