2009-07-10 19:11:57

G8: bilanci i samitit


(10.7.2009 RV)Në samitin e liderëve të 8 shteteve më të zhvilluara që u mbajt këtyre ditëve në Akuila të Italisë u fol mbi krizën ekonomike, për rregulla të reja globale për financat, për ndryshimet klimaterike, tregtinë, sigurimin ushqimor e ndihmat për Afrikën. Këto pra janë temat e rëndësishme mbi të cilat janë ballafaquar të Mëdhenjtë e Tokës për tri dirë me radhë në Akuila. Disa prej synimeve janë arritur, për synimet tjera vetëm sa ka filluar diskutimi.
Sigurimi Ushqimor. Janë arritur rezultate përtej pritjeve. Fondi që do të caktohet për luftimin kundër urisë është rritur nga 15 miliardë në 20 miliardë dollarë. Uashingtoni do të vejë në diskonim 3,5 miliardë dollarë.
Tregtia: janë bërë hapa të rëndësishëm progresi. G8, G5, Koreja e Jugut, Egjipti e Australia janë ra dakord në përplotësimin e negociatave të Doha Round brenda 2010 e hanë vendosur një takim të ri para G20 në Pittsburgh që është në program në muajin shtator.
Rregulla të reja për financa dhe ekonomi: Liderët kanë dhënë dritën jeshile për “strategjinë e zhvillimit të standardeve e parimeve të përbashkëta”, i ashtu quajturi “Lecce Framework”. Udha e përcaktimit të rregullave të reja do të vazhdojë gjatë verës në kuadrin e përgatitjes së samitit të G20 në Pittsburgh.
Ndihma Vendeve në zhvillim. Në vitin 2005, në Gleneagles, të Mëdhenjtë patën premtuar rritjen e ndihmave për zhvillim deri në 50 miliardë dollarë brenda vitit 2010, e gjysmën e tyre për t’i drejtuar për në Afrikë. Liderët e G8 kanë vendosur në Akuila të rikonfirmojnë këtë angazhim.







All the contents on this site are copyrighted ©.