2009-07-09 12:42:10

Vlerat e krishtera si prioritet, argument i takimit të Patrikut të Moskës, Kiril me Presidentin e SHBA-së, Obama.


(09.7.2009 RV)Vlerat e krishtera si prioritet ishin në qendër të takimit ndërmjet Patrikut të Moskës, Kiril e Presidentit të SHBA-së, Obama.“Është e domosdoshme të vijohet në udhën e dialogut të përhershëm ndërmjet të krishterëve të Vendeve tona e përforcimit të miqësisë mes dy popujve. Mirëpo që të mos ketë ndjenja antiamerikane në Rusi, apo ndjenja antiruse në SHBA, duhet të vejmë zemrën”. Kështu tha të mërkurën e kaluar më 8 korrik Patriku i Rusisë, Kiril gjatë takimit me presidentin e SHBA-së, Obama, në Moskë me rastin e misionit të rëndësishëm diplomatik.
Në bisedën e shkurtër, Kirili ripohoi se “është e rëndësishme që popujt amerikanë e rusë të ruajnë sistemin e vlerave të krishtera” mbi të cilat janë të themeluara”, dhe nënvizoi “aspektin e madh fetare” që i karakterizon e dallon dy kombet si dhe “marrëdhëniet e shkëlqyeshme” me ortodoksit amerikanë. Presidenti Obama e falënderoi Patrikun për angazhimin e tij në kërkimin e bashkimit të të krishterëve dhe shprehi dëshirën e bashkëpunimit me Kishën ortodokse ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.