2009-07-09 17:41:09

Patrikët Bartolemeu dhe Kirilli impenjohen rishtas për unitetin e ortodokësve.


(09.07.2009 RV)Të shtunën e kaluar në Fanar të Stambollit u takuan patriku ekumenik i Kostantinopojës Bartolemeu I dhe Patriku i të Gjithë Rusive Kirill i cili zhvilloi një vizitë në Turqi nga data 4 deri me 6 korrik.
Nga takimi i Bosforit u bë thirrje për bashkimin e të gjithë Kishave ortodoksve kudo nëpër botë që ta ndjejnë veten dhe të veprojnë si “një Kishë e vetme”. Sipas gazetës vatikanase “L’osservatore Romano”, Bartolomeu I tha gjatë këtij takimi se “përgjegjësia përpara Krishtit kërkon që të jetohet në dashuri dhe në bashkim, “si një Kishë e vetme”. Po ashtu edhe patriku Kirill theksoi: “Mbi këto baza mund të bëjmë shumë për të përforcuar bashkimin tonë.”







All the contents on this site are copyrighted ©.