2009-07-08 12:31:28

Sot më 8 korrik, kalendari kishtar përkujton festën e Shenjtorëve Akuila e Prishila, bashkëshortë martirë, nxënës të Shën Palit


(08.7.2009 RV)Sot më 8 korrik, kalendari Kishtar përkujton Shën Akuilën e Shën Prishilën, dishepuj shumë të dashur të Shën Palit e bashkëpunëtorë në kauzën e Ungjillit, i cili i kujton me emër në Letrat e tij, posaçërisht në Letrën shkruar Efezianëve, Korintianëve e Romakëve. Akuila ishte hebre i ardhur nga Ponto i Azisë së Vogël, në Romë, e ku u martua me të shoqen, Prishilën, e po ku kishte hapur edhe një punishte për regjjen e lëkurave.
Shën Pali Apostull duke i njohur cilësitë e mira dhe virtytet e këtij çifti bashkëshortor, u kërkoi të mikpritët e të banonte në shtëpinë e tyre në Korint. Dy bashkëshortët e shoqëruan Palin edhe në Siri, deri në Efez. Këtu e përgatitën në katekizmin e krishterë Apolin, jude nga Aleksandria e gojëtar i njohur, njohës i madh i Shkrimeve të Shenjta, por nuk kishte shumë njohuri për doktrinën e krishterë, si për shembull për pagëzimin e Jezusit. Akuila e Prishila e përgatitën dhe e pagëzuan para se të niseshin për në Korint.
Nuk dihet me siguri e saktësi as data e lindjes, as ajo e vdekjes së bashkëshortëve martirë, por dimë me siguri se qenë model i besnikërisë bashkëshortore e dëshmitarë të bindur e shembullor në fenë e krishterë. Të vetmet burime mbi ta janë citimet biblike. Disa e identifikojnë Prishilën me virgjërën dhe martiren romake Priska e Akuilën me njërin nge banorët e Açilies, e lidhur me Katakombe, prandaj të dy kanë vdekur të martirizuar me kokëprere.
E dimë edhe se menjëherë pas paqes Kostandiniane, për nder të tyre u ngrit një Kishë. Charl de Foucauld thoshte: “Duhet të bëjmë edhe sot, siç bënin dy njerëz të kohëve të lashta, duhet të mësojmë nga Akuila e Prishila, që flijuan jetën, për të mbrojtur sivëllezërit në fe”.







All the contents on this site are copyrighted ©.