2009-07-08 16:29:32

Pekini:dënim me vdekje për rebelët oiguri


(08.7.2009 RV)Pekini përgjigjet me dënimin për vdekje “vrastarëve” të trazirave të Ksinxhiangut. Lajmërimi i autoriteteve kineze arriti pak pasi kryetari i bashkisë së Urumkit, teatër i ndeshjeve të përgjakshme që të dielën ka shkaktuar vdekjen e mbi 150 personave, ka bërë të ditur se situata në qytet është nën kontroll.
Njoftimit të autoriteteve kineze i janë përgjigjur me armë qindra ujgurianë të cilët kanë protestuar në një lagje myslimane të Urumkit, kryeqytetit të Rajonit automon kinez të Ksinxhiangut, duke u ndeshur me policinë. Autoritetet Kineze kanë përforcuar kontrollin me mijëra ushtarë e policë të dislokuar në qytetin Urumki.
Më parë, Bashkimi Evropian u bëri thirrje për përmbajtje palëve të përfshira në konflikt. Presidenca suedeze e BE-së shprehu 'shqetësimin e thellë' për këto ngjarje dhe i bëri thirrje Kinës që të respektojë të drejtën e lirisë së shprehjes së mendimit dhe protestave. Në përleshjet e këtyre ditëve mes ujgurëve myslimanë dhe kinezëve Han, deri më tani u vranë mbi 400 njerëz dhe u plagosën mbi 800 të tjerë, ndërsa Kina flet për 156 viktima, duke shtuar se numri mund të jetë më i madh.







All the contents on this site are copyrighted ©.