Përfundon epoka e antagonizmit ndërmjet Uashingtonit e Moskës. Misioni i Obamës në
Rusi.
(07.07.2009 RV)“As SHBA e as Rusia nuk do të kishin përfitim nga gara bërthamore
në Azinë Lindore apo në Lindjen e Mesme.” Këtë pohoi presidenti amerikan Barak Obama
gjatë fjalimit që mbajti në “Nju Ekonomik Skul” në Moskë. “Prandaj – shpjegoi presidenti
amerikan – duhet të jemi të bashkuar kundër orvatjeve të Koresë së Veriut që kërkon
të bëhet një fuqi bërthamore por edhe për të penguar Iranin të ndërtojë armë bërthamore”.