Në audiencë te Papa kryeministri i Japonisë, Taro Aso. Kriza ekonomike botërore e
impenjimi për Afrikën temat e bisedimeve.
(07.7.2009 RV)Gjendja e shkaktuar nga kriza ekonomike dhe impenjimi i Japonisë
e Selisë së Shenjtë për Afrikën, kanë karakterizuar sot paradite audiencën e Benediktit
XVI me kryeministrin e Japonisë, Taro Aso, i cili vizitoi Vatikanit bashkë me bashkëshorten
e delegacionin përcjellës. Pas bisedimeve me Papën, njofton një deklaratë zyrtare
e Vatikanit, kryeministri i Japonisë është takuar edhe kardinalin sekretar të Shtetit
të Selisë së Shenjtë, Tarçizio Bertone, dhe me sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet,
kryeipeshkvin Dominique Mamberti. “Lidhur me planin bilateral – përfundon deklarata
e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit – janë përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet
Japonisë e Selisë së Shenjtë, si dhe mirëkuptimi e bashkëpunimi ndërmjet Kishës e
Shtetit në Japoni”.