2009-07-07 16:43:35

Nesër nis në Akuila takimi i G8.


(07.07.2009 RV)Nesër nis në L’Akuila, Itali, takimi i nivelit të lartë të Grupit të Tetëshes. Sot pasdite në Romë arritën delegacionet ndërkombëtare si edhe 4 mijë gazetarë të masmedias nga e gjithë bota. Vendet pjesëmarrëse janë Kanadaja, Federata Ruse, Franca, Japonia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si edhe Bashkimi Evropian. Të shumta temat që do të diskutohen duke filluar nga ekonomia e mjedisi e duke vazhduar me zhvillimin e vendeve të varfra dhe luftën kundër terrorizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.