2009-07-07 13:33:53

Enciklika 'Caritas in Veritate' e Benediktit XVI i kushtohet zhvillimit të gjithanshëm të njeriut.


(07.07.2009 RV)“E vërteta, për të cilën Jezusi u bë dëshmitar, e thënë me dashuri: kjo është forca që vë në lëvizje zhvillimin e njëmendtë të çdo njeriu e të mbarë njerëzimit”: nis kështu ‘Caritas in Veritate’ - 'E vërteta me dashuri', Encilklika e re e Papës Benedikti XVI kushtuar zhvillimit të gjithanshëm të njeriut, drejtuar botës katolike e të gjithë njerëzve vullnetmirë. U paraqit sot në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Dokumenti i ri papnor ka gjashtë kapituj, që paraprihen nga hyrja e përfundojnë me fjalën e mbylljes.
Kapitulli i parë i kushtohet mesazhit, që buron nga Enciklika Populorum progressio;
I dyti, shtjellon “zhvillimin njerëzor në kohët tona”;
Kapitulli i tretë titullohet “Vëllazëria, zhvillimi ekonomik e shoqëria civile”.
Kapitulli i katërt merret me “zhvillimin e popujve, të drejtat e detyrat dhe problemet e mjedisit”;
“Bashkëpunimi i familjes njerëzore “ është titulli i Kapitullit të pestë;
Kapitulli i gjashtë e i fundit trajton ‘Zhvillimin e popujve e teknikën”.

Në përfundim të Enciklikës lexuesi vëren se Papa tregon një drejtim të ri për ekonominë botërore, të lidhur me zhvillimin, që promovon dinjitetin e njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.