Amerikanët shkatërrojnë një bazë talebane në Pakistan.
(07.07.2009 RV)12 vetë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmi ajror
amerikan me avion pa pilot në Pakistan përgjatë zonës kufitare me Afganistanin. Lajmi
u dha nga organet pakistane të rendit publik, të cilat saktësuan gjithashtu se gjatë
sulmit u shkatërrua baza e militantëve talebanë në Lada, në Vaziristanin jugor, një
qendër kjo e talebanëve të Bajtullah Mehsudit. Forcat e sigurisë të Pakistanit po
përgatisin një operacion tjetër të madh në Vaziristan pikërisht për të kapur të shumëkërkuarin
Bejtullah Mehsud. Mendohet se Mehsud, udhëheqësi i talebanëve në Pakistan ka arritur
deri atje sa të blejë e shesë fëmijë të cilët pastaj përdoren për sulme vetëvrasëse
kamikaze.