2009-07-06 18:25:52

Iran: Musavi, qeveria është e paligjshme e do të vazhdojmë protestat.


(06.7.2009 RV)“Nuk e njohim legjitimitetin politik të qeverisë aktuale dhe ftoj të gjithë qytetarët për të vazhduar me protestat e tyre. Nëse qeveria do të vazhdojë të injorojë pakënaqësinë popullore, situata mund të rëndohet e të bëhet shumë kritike, madje mund edhe ë arrihet në ndonjë formë lufte civile”. Kështu ka deklaruar lideri reformist iranian, Mir-Hysein Musavi, gjatë një fjalimi të mbajtur sot pranë banesës së tij, gjatë një pritje private, me rastin e përvjetorit të lindjes së të parit Imam Ali.
Sikur njofton faqja web reformiste ‘Parsineh’, Musavi ka deklaruar: “Duam të lëvizim brenda kufijve të përcaktuar nga ligji, mirëpo qëndrimi që tashmë ka marr qeveria dhe Këshilli i Rojtarëve nuk duket se respekton kushtetutën tonë. Qytetarët, këtyre ditëve, kanë dëshmuar se janë të bashkuar dhe se duan një ndryshim të thellë në Vend. Besoj bindshëm në lëvizjen reformiste iraniane e nuk mendoj se zëri i saj mund të shuhet nga represioni”. Së fundi, Musavi ripohoi se, sipas tij, “qeveria e Teheranit nuk e gëzon më besimin e as mbështetjen e qytetarëve dhe për këtë arsye është shumë e brishtë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.