(06.7.2009 RV)Në Honduras ka dështuar natën e kaluar tentimi i kthimit në atdhe
i presidentit të larguar nga pushteti me grusht shteti, Manuel Zelaja. Ushtarët kanë
ndaluar uljen e avionit të ish-presidentit në aeroportin e kryeqytetiy Teguçigalpa,
ku një manifestues ka mbetur i vdekur gjatë ndeshjeve të dhunshme ndërmjet mbështetësve
të ish presidentit e forcave të sigurisë. Kështu Zelaja është nisur për në El Salvador
për të takuar kryetarët e Shteteve të Amerikës Latine e për të studiuar kthimin në
Honduras. Një thirrje për pajtimin e vendit erdhi nga Konferenca ipeshkvnore katolike
e Hondurendasit.