Dita e 30-të botërore e turizmit: mesazh i Këshillit Papnor për Emigrantët.
(06.07.2009 RV)“Turizmi u krijon njerëzve mundësitë të takohen e të njihen;
lidhet ngushtë me etikën e përgjegjësisë e të respektimit të larmive, për të shmangur
rreziqet e rrafshimit të vlerave ose të keqkuptimit të tyre. Duke kundruar botën
e larme, plot me ndryshime, njeriu zbulon gjurmët e Zotit, krijuesit të ndryshimeve,
që e bëjnë krejt të veçantë çdo krijesë të Tij”. Këto janë disa nga nënvizimet e Mesazhit
të Këshillit Papnor për Emigrantët dhe Endacakët, me rastin e Ditës XXX Botërore të
Turizmit, që do të kremtohet më 27 shtatorin e ardhshëm.