2009-07-04 17:55:47

Shenjtorët e javës sipas kalendarit kishtar


(05.07.2009 RV)RealAudioMP3 Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e 14-të të Kohës së zakonshme gjatë viti kishtar. Përkujtoi edhe Shën Antonin Maria Xakaria, themelues i Barnabitëve dhe i Motrave Engjëllore të Shën Palit.

Të hënën do të kremtohen Shën Maria Goreti, virgjër e martire, Papët e Shenjtë romakë, që prehen në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe Shën Maria Ledohovska, themeluese e Motrave Misionare të Shën Pjetër Klaverit. Në liturgjinë e festës Ungjilli i Shën Mateut na flet për dy mrekulli: për shërimin e vajzës dymbëdhjetëvjeçare dhe të gruas, që kishte hemorragji. Mrekullitë na ndihmojnë të kuptojmë afërsinë e Zotit, që merr formë njerëzore në Krishtin.

“Çdo dishepull i Krishtit është i thirrur të bëjë pjesë në misionin e Birit të Zotit, duke u dëshmuar të gjithë njerëzve, mëshirën e Hyjit. Këtë na kujton, të martën, festa liturgjike e Shën Astit, ipeshkëv i Durrësit dhe e Shën Benediktit XI, papë .

Të mërkurën Kisha do të përkujtojë Shën Eugjenin III papë dhe Shenjtorët Akuila e Prishila, dishepuj të Shën Palit. Na kujtojnë se Zoti e ushqen popullin e vet ditë për ditë, duke i hapur rrugë të reja në jetë.

Të enjten, Shën Adriani Papë, Shën Agostini Zhao Rong, meshtar e shokët e tij, martirë kinezë, na ftojnë të gjithë të jemi misionarë, sepse vetë feja kërkon t’ua dëshmojmë me fjalë e me gjeste konkrete Zotin, të gjithë atyre që na rrethojnë.

Liturgjia e së premtes, ditëfeste e Shenjtorëve martirë Rufina e Sekonda, Anatolia e Viktoria, na kujton se jeta e dishepujve të Krishtit nuk është gjithnjë e lehtë; ka edhe prova të rënda. Por pikërisht këto prova vënë në dukje qëndrueshmërinë e fesë e të besnikërisë, nën shenjën e kryqit të Krishtit.

Fjala e Zotit e së shtunës, kur Kisha do të kremtojnë festën e Shën Benediktit abat, Pajtor i Evropës, na paraqet elementet që karakterizojnë jetën murgare të Shenjtit: kërkimi i Hyjit, dëgjimi i Fjalës së tij, lutja, mikpritja, puna!.

E diela e ardhshme është e 15-ta e kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.