2009-07-02 18:38:15

Për muajin korrik Benedikti XVI kërkon që të lutemi për të krishterët e Lindjes së Mesme dhe të jenë instrumente paqeje.


(02.07.2009 RV)Për muajin korrik Benedikti XVI kërkon që të lutemi për të krishterët e Lindjes së Mesme që ta jetojnë fenë në liri të plotë dhe të jenë instrumente paqeje.
“Që të krishterët në Lindje të Mesme ta jetojnë fenë në liri të plotë dhe të jenë instrumente të paqës”. Ky është ndjeti i përgjithshëm i uratës të Benediktit XVI për muajin korrik. Mbi thirrjen e Atit të Shenjtë, në mikrofonin tonë flet Nazhib Ibrahim, françeskan libanez dhe gardian i Kuvendit Françeskan të të Rrahurit të Jezusit në Jeruzalem.Ja si shprehet:
Përgjigje: Në këtë situatë urata është e rëndësishme që të Krishterët në Lindje të Mesme të jenë të lirë ta jetojnë besimin e tyre fetar në liri. Nganjëherë, në vendet e Lindjes së Mesme, situata kalon nga ndalimi total i shprehjes së fesë tek liria e plotë. Pra, është shumë e rëndësishme që të lutemi me këtë ndjet që na thotë Ati i Shenjtë.
Pyetje: Ç’rol kanë luajtur deri tani të krishterët në procesin e paqës në Lindje të Mesme?
Përgjigje: Të krishterët nuk luajnë një rol të madh politik, por zëri i Kishës vendase është gjithmonë në favor të paqës. Kjo ndodh në të gjitha vendet ku Kisha është e pranishme. Të krishterët, zakonisht, favorizojnë procesin e paqës sepse nuk nxisin luftën me dhunë, ata impenjohen për paqën në nivel civil.
Pyetje: Si mund t’i bëjmë të gjithë popujt e Lindjes së Mesme takuptojnë forcën e Kryqit dhe të Ungjillit që janë instrumente të vërteta të paqës?
Përgjigje: Mendoj se gjëja më e rëndësishme për të krishterët është që të kontribuojnë për paqën dhe lirinë fetare dhe ta jetojnë fenë e tyre, identitetin e tyre të krishterë, duke qenë të ndërgjegjshëm se asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e Krishtit. Të jenë të bashkuar me Krishtin dhe të mos kenë frikë ta jetojnë besimin e tyre duke respektuar të afërmin.
Pyetje: A do të munden një ditë bashkësitë e krishtera ta jetojnë e ta shfaqin fenë e tyre lirisht?
Përgjigje: Nuk e dimë se kur mund të ndodhë kjo gjë. Duhet të lutemi, pikërisht siç dëshiron Ati i Shenjtë, dhe të përpiqemi që gjithmonë ta mbajmë shpresën se një ditë do të mund ta shfaqim lirisht fenë tonë në vendet e Lindjes së Mesme.







All the contents on this site are copyrighted ©.