2009-07-01 19:11:14

Iran: kandidati reformist Karrubi sfidon Ahmedinexhadin e nuk njeh legjitimitetin e votës


(01.7.2009 RV)Në Iran edhe kandidati reformist i presidencës iraniane Mehdi Karrubi – pasi që lideri kryesor i opozitës, Mir Hysein Musavi, e mbajti dje qëndrimin dhe kërkesën për zgjedhje të reja në Iran dhe deklaroi se nuk e pranon as njeh rizgjedhjen e Ahmedinexhad
Në protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve në Iran vriten 20 vetë. Pra Irani ka bërë të ditur sot se në valën e protestave lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, të udhëhequra nga opozita janë vrarë 20 vetë dhe janë arrestuar mbi një mijë vetë. "Asnjë polic nuk është vrarë në Teheran, por janë vrarë 20 protestues", ka thënë shefi i policisë së Iranit, Ahmadi Moghadam.
Gjithnjë Irani ka ndaluar publikimin e një gazete të partisë reformatore, pasi kandidati i saj presidencial, tha se do të refuzojë të pranojë rizgjedhjen e presidentit, Mahmud Ahmedinexhad. Medhi Karubi tha se qeveria, e cila ka dalë nga zgjedhjet e 12 qershorit është "jolegjitime". Pas kësaj deklarate partia e Karubit publikoi në faqen e saj të internetit njoftimin, sipas të cilit, prokuroria e Teheranit dhe ministria e Kulturës, e kanë ndaluar publikimin e gazetës "Etemad Melli". Irani ka paralajmëruar opozitën se nuk do të tolerojë protesta të mëtejme pasi Këshilli i Mbrojtësve e miratoi rizgjedhjen e Ahmedinexhadit në postin e presidentit, me gjithë ankesat për parregullsi gjatë zgjedhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.