2009-07-01 17:53:44

Enciklika e re e Papës “E vërteta me dashuri” do të paraqitet më 7 korrik në sallën e Shtypit të Vatikanit nga kardinajtë Martino e Kordes.


(01.07.2009 RV)RealAudioMP3 Do të paraqitet në konferencën e shtypit të 7 korrikut të ardhshëm, në orën 11. 30, në Sallën e Shtypit të Vatikanit, Enciklika e re, e shumëpritur, e Benediktit XVI “Caritas in veritate” - “E vërteta me dashuri”. Parashikohen katër diskutime kryesore: ai i kardinalit Renato Rafaele Martino, kryetar i Këshillit Papnor Drejtësi e Paqe; i kardinalit Paul Jozef Kordes, kryetar i Këshillit Papnor Cor Unum; i imzot Xhampaolo Krepaldit, sekretar i Drejtësi e Paqe dhe i profesor Stefano Zamanjit, pedagog i Ekonomisë Politike në Universitetin e Bolonjës dhe këshilltar i të njëjtit dikaster papnor. Gazetarët do të mund të njihen me tekstin në gjashtë gjuhë: italiane, franceze, angleze, gjermane, spanjolle e portugeze.
Dy ditë më parë, në lutjen e Engjëllit të Tënzot të Shenjtorëve Pjetër e Pal, Papa njoftoi se pikërisht atë ditë kishte nënshkruar Enciklikën e tij të tretë, kushtuar temave shoqërore.
Enciklika “E vërteta me dashuri”, është, pra, ftesë për ta thënë të vërtetën me dashuri. Papa shpjegoi edhe se në të trajton tematikat shoqërore, që përmban ‘Populorum progressio’, shkruar nga shërbëtori i Zotit, Pali VI, në vitin 1967:
“Ka për qëllim të thellojë disa aspekte të zhvillimit të përgjithshëm në epokën tonë, parë në dritën e së vërtetës, të thënë me dashuri. Ia besoj lutjes suaj – tha në përfundim Ati i Shenjtë - këtë kontribut të ri, që i jep Kisha njerëzimit, në përpjekjen e saj për progresin e qëndrueshëm, plot respekt për dinjitetin njerëzor dhe për kërkesat e njëmendta të të gjithëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.