2009-06-30 17:07:57

Telegram ngushëllimi i Benediktit XVI për tragjedinë e rënies së avionit në Komore


(30.06.2009 RV)Një tragjedi e ngjashme, një tjetër telegram i ngjashëm i Benediktit XVI. “Mora vesh për dramën e shkaktuar nga rënia e avionit” të kompanisë ajrore jemenite në Komore, thuhet në telegramin e nënshkruar po nga kardinali Tarçizio Bertone. “U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave, të cilat ua rekomandoj mëshirës hyjnore të Zotit”, shkruan Papa. Avioni me 153 udhëtarë ra në oqean, pranë ishujve Komore. Duket se së paku dy vetë, një fëmijë dhe piloti janë gjetur gjallë.







All the contents on this site are copyrighted ©.