(30.06.2009 RV)Sot Republika Çeke i dorëzoi Suedisë presidencën e Bashkimit
Evropian për gjashtëmuajorin e dytë të vitit në vazhdim. Të shumta problemet që duhen
përballuar nga presidenca suedeze duke nisur nga klima, lufta kundër emigracionit
klandestin e deri tek kriza ekonomike. Në plan të parë edhe çështja e institucioneve
evropiane po të kihet parasysh se së shpejti skadon edhe mandati i Komisionit Evropian.