2009-06-30 15:40:22

Shqipëri: vazhdon numërimi i votave të fundit e gara PD e PS


(30.6.2009 RV)Vijon publikimi i rezultateve nga numërimi i deritanishëm i votave në të gjitha QV-te. Procesi po shkon drejt fundit, ndërsa të dhënat flasin për një përplasje të ashpër në qarqet e Beratit, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës që do të jetë vendimtare për forcën politike apo koalicionin që do formojë shumicën parlamentare në Shqipëri.
Në Tiranë Komisioni Qendror i Votimeve bëri të njohur se deri tani nga rezultatet e pjesshme të numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 qershorit del se partia demokratike e kryeministrit Sali Berisha është fituesja me 46.54 % e ndjekur nga afër nga partia socialiste e Edi Ramës, e cila ka marrë 45.69 % të votave.
Megjithëse procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar, rezultatet e numërimit të 70% të votave tregojnë se Partia Demokratike e Sali Berishës ka marrë 71 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti shqiptar, ndërsa Partia Socialiste e Edi Ramës, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës kanë marrë 69.
E fortë gara ndërmjet dy partive kryesore veçanërisht në Tiranë dhe në Korçë ku duket se demokratët dhe socialistët janë në barazim.







All the contents on this site are copyrighted ©.