Një aeroplan me 143 udhëtarë rrëzohet në ishujt Komore. Mbijeton një fëmijë pesëvjeçar.
(30.06.2009 RV)Një aeroplan i shoqërisë Jemenia u rrëzua sot në oqeanin indian
pak minuta përpara zbritjes në aeroportin e Moronit, kryeqytet të ishujve Komore.
Aeroplani ishte nisur nga Sanaa, kryeqyteti i Jemenit. Në të kishte 11 anëtarë të
ekuipazhit si edhe 142 udhëtarë që vinin nga Parisi dhe Marseje, ndër të cilët tre
ishin fëmijë. Nga këta të fundit, ka shpëtuar një pesëvjeçar. Ekipet e ndërhyrjes
së shpejtë njoftojnë se deri tani përveç të mbijetuarit kanë gjetur edhe disa trupa
të pajetë si edhe pjesë të avionit. Drejtori i aeroportit të Moronit Haxhi Mohamed
Ali tha se kontaktet me avionin ishin ndërprerë pesë minuta përpara zbritjes.