2009-06-30 16:52:52

Iran: Khatami bën thirrje për formimin e një komisioni për rinumërimin e votave e shpreh besimin e plotë tek Musavi.


(30.06.2009 RV)“Mendoj se Musavi është një nga personat më të çmueshme të Republikës Islamike dhe prandaj ripohoj besimin tim të plotë në personin e tij. Qeveria duhet të ndalojë përdorimin e shpërpjestueshëm të dhunës kundër shtetasve dhe duhet të ecet drejt formimit të një komiteti të pavarur që që të kontrollojë rezultatin e zgjedhjeve”. Kështu deklaroi sot për gazetarët Sejed Mohamed Katami, ish-presidenti reformist i Iranit gjatë një takimi me komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Sipas agjencisë të punëtorëve iranianë Ilna Khatami ripohoi besnikërinë e plotë të frontit reformator ndaj parimeve të Revolucionit dhe Republikës islamike iraniane. Në vazhdim Khatami i kërkoi qeverisë që të impenjohet për të krijuar një hapësirë brenda shoqërisë ku forcat e ndryshme politike të ndeshen lirisht me njëra-tjetrën.







All the contents on this site are copyrighted ©.