2009-06-30 16:53:18

Ambasadori rus në Itali Meshkov: Moska mendon se dialogu me Uashingtonin është i nevojshëm.


(30.06.2009 RV)Moska është e mendimit se është e nevojshme që “të bëhen hapa përpara” në dialogun me Uashingtonin, sikurse pati thënë edhe Barak Obama. Lajmi u dha në një forum të agjencisë italiane të lajmeve ANSA nga ambasadori i Federatës Ruse në Romë Aleksej Meshkov.
“Në Kremlin po pritet me padurim vizita që pregatitet të kryejë së shpejti në Rusi Barak Obama, përpara se të shkojë në Itali për takimin e nivelit të lartë të G8 që do të zhvillohet në Akuila nga data 8-10 korrik.
“Kemi besim – tha ambasadori rus në Itali – se vizita e presidentit amerikan do të jetë e frytshme dhe do të ndihmojë jo vetëm në rifillimin e dialogut me Moskën por edhe me të gjithë botën.”







All the contents on this site are copyrighted ©.