2009-06-29 15:08:01

OSBE publikon raportin paraprak: Votimi i qete, por pati dhe shkejle


Dita e zgjedhjeve në Shqipëri përgjithësisht e qetë dhe paqësore pa incidente. Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan pozitiv në shumicën e qendrave. U konstatuan shkelje, si hapja me vonesë e qëndrave të votimit, vështirësitë për bojën dhe votim familjar. Mbyllja e votimit në përgjithësi shkoi mirë. Ende është herët për të dhënë vlerësim përfundimtar pasi numërimi i votave dhe rezultatet janë në proces e sipër. Vlerësimi përfundimtar do të varet nga fazat që janë në proces.
Në rezultatet e e orës 13:50 të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor vërehet rivaliteti i ngushtë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Të majtët vazhdojnë të kryesojnë në Tiranë ndërsa Demokratët kanë avantazhe kryesisht në qarqet e veriut të vendit. Deri tani janë numëruar 1484 QV nga 4753 që janë në total. Rezultatet ndryshojnë nga casti në cast ndërsa procesi i numërimit vazhdon.







All the contents on this site are copyrighted ©.