2009-06-29 19:07:30

Në Shqipëri priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa vazhdon gara PD - PS


(29.06.2009 RV)Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, pas zgjedhjeve të djeshme paralamentare, të cilat rinovuan parlamentin prej 140 deputetësh. Mbrëmë, Partia Demokratike e shpalli veten fitimtare, duke pasur parasysh sondazhet, por rezultatet e para tregojnë se rivaliteti mes saj dhe Partisë Socialiste është mjaft i fortë. Do të duhet kohë, që të shihet fitimtari i vërtetë, por prirja që vërehet deri tani favorizon Partinë Socialiste në Jug e Partinë Demokratike në Veri të Shqipërisë.
Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve mes partive, koalicioneve dhe mandateve te deputeteve qe pritet te zgjidhen. Nga numerimi i deritanishem i votave në të gjitha QV-te në disa qarqe vihen re dallime fitoreje mes dy partive të mëdha, ndërsa gara vazhdon ngushtë mes tyre ne Tirane.


Mbërrijnë edhe deklaratat e para të përfaqësuesve ndërkombëtarë në kryeqytet, për të cilët këto zgjedhje nuk ishin të standartit që duhej, pavarësisht nga përparimet. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ambasadorët e NATO-s, të OSBE-së, të Këshillit të Evropës dhe të ODIHR-it mbajtën të njëjtin qëndrim kritik ndaj organizimit të votimeve dhe atmosferës që shoqëroi fushatën elektorale e vetë zgjedhjet e djeshme. Disa nga kritikat kanë të bëjnë me gjuhën e fushatës, konsideruar tepër e ashpër, me shfrytëzimin e administratës shtetërore për fushatën, me gjuhën e mediave, tepër të njëanshme, me rolin tepër të dobët të gruas në një politikë të dominuar nga meshkujt etj. Këto zgjedhje janë konsideruar gur prove për demokracinë në Shqipëri dhe për aspiratat e saj për integrim në Bashkimin Evropian, pas anëtarësimit në NATO.







All the contents on this site are copyrighted ©.