2009-06-28 20:05:28

Në katakombet romake të Shën Teklës gjindet ikona më e lashtë e Shën Palit


(28.06.2009 RV)Duhet të ishte një ditë e zakonshme pune ajo 19 qershorit të kaluar për specialistët e Komisionit Papnor të Arkeologjisë Kishtare, që vijojnë punimet në katakombet e Shën Teklës, pranë rrugës Ostiense në Romë. Por, falë përdorimit të teknologjisë lazer, një zbulim fatlum, krejt i papritur: portreti më i lashtë i Shën Palit u duk pas një shtrese gëlqerore, në qendër të qemerit të një kubikuli, siç quhen varret e hapura në mur. Specialistët e kuptuan menjëherë se ishte portreti i Shën Palit, sepse i ngjiste plotësisht fytyrës së Apostullit të madh të Popujve, ashtu si paraqitet në ikonografinë tradicionale të epokës paleokristiane: fëtyrë thatime, me mjekërr të zezë me majë e me pak flokë. Lajmin për këtë gjetje, pikërisht në sa mbyllet Viti kushtuar Apostullit të Popujve, e jep sot gazeta vatikanase ‘L’Osservatore Romano’.







All the contents on this site are copyrighted ©.