2009-06-28 12:57:49

Mbyllja e Vitit kushtuar Shën Palit. Papa do të kryesojë Mbrëmësoret e para në Bazilikën romake të Shën Palit jashtë Mureve.


(28.06.2009 RV) Sonte, në orën 18. 00, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës, Benedikti XVI do të kryesojë kremtimin e Lutjeve të para Mbrëmësore të Solemnitetit të Shenjtorëve Pjetër e Pal, për mbylljen e Vitit kushtuar Apostullit të Popujve.
Në liturgji do të jetë i pranishëm një delegacion i Patriarkanës Ekumenike të Kostandinopojës, i kryesuar nga Hirësia e Tij, Emmanuel (Adamakis), Metropolit i Francës, Drejtor i Zyrës së Kishës ortodokse pranë Bashkimit Evropian; Shkëlqesia e Tij, Athenagoras (Yves Peckstadt), ipeshkëv i Sinopit, ndihmës i Metropolitit të Belgjikës dhe diakoni i nderuar i Fanarit, Ioakim Billis. Delegacionin do ta shoqërojë Shkëlqesia e Tij, imzot Brian Farrell, Sekretar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.