2009-06-28 20:06:14

Himni i Vitit kushtuar Shën Palit


(28.06.2009 RV)Në se rilindët me Krishtin,
Jetoni si njerëz të lirë!

Të lirë nga ligji
Që të çon drejt mëkatit.
Të lirë nga mëkati,
që çon në dëshpërim
e në mort!

Kërkoni Krishtin,
në t’djathtën e Atit.
Ju vdiqët e jeta
me Krishtin u fsheh
në Perëndinë.

Të lirë nga ligjet njerëzore,
në dukje tejet të urta
me devocionin e shtirë,
që tjetër nuk kënaqë,
përveç mishit.

Kthesa:
Në se rilindët me Krishtin,
Jetoni si njerëz të lirë!

Në se rilindët me Krishtin” është titulli i Himnit për Vitin kushtuar Shën Palit, kompozuar nga Atë Johannes Paul Abrahamowicz, Epror i Abacisë së Shën Palit jashtë Mureve të Romës, frymëzuar nga jeta e lutjes dhe veprimtaritë baritore, që kremtohen pak metra larg Varrit të Apostullit të Popujve.
Teksti të kujton Letrat e Shën Palit drejtuar Romakëve e Kolosianëve. Melodia është e lehtë për t’u kënduar si me një zë, ashtu edhe me tre zëra e mund të shoqërohet me instrumente të ndryshme muzikore, si organo, kitarrë etj. Muzika e teksti, në gjuhë të ndryshme, gjinden në Kanalin e internetit të Abacisë së Shën Palit, në adresën: http://www.abbaziasanpaolo.net.







All the contents on this site are copyrighted ©.