2009-06-25 13:19:54

Të dielën, Dita për bamirësinë e Papës


(25.06.2009 RV)Në prag të solemnitetit të Shën Pjetrit e Shën Palit, Kisha e Romës kremton të dielën më 28 qershor, Ditën e bamirësisë së Papës. Ofertat që do të japin besimtarët atë ditë do të shkojnë krejtësisht për nismat e solidaritetit te Atit të Shenjtë. Siç është tashmë traditë, fondet e njohura si “oboli i Shën Pjetrit”, i dorëzohen Benediktit XVI nga Rrethi i Shën Pjetrit.







All the contents on this site are copyrighted ©.